Kjo Kupë duhet të jetë e Shkëndijës

No image

Skuadra ‘kuqezi’ me optimizëm të shprehur pret finalen e Kupës së Maqedonisë të hënën me Rabotniçin, ku kërkohet fitore dhe trofeu i kësaj gare. Ekipi të dielën në mbrëmje ushtroi në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, duke bërë përgatitjen e fundit para sfidë. Shkëndija do luajë finalen e tretë, ndërsa kërkon triumfin e parë në kompeticionin më masovik në vend. Rabotniçki-Shkëndija luhet të hënë në Shkup me fillim në orën 20:00.

 15052016-pre_CupFinal (3) 15052016-pre_CupFinal (4)

Optimizëm, atmosferë pozitive, e relaksuar por edhe maksimalisht profesionale mbizotëron në taborin e Shkëndijës, që duket e mobilizuar në nivel të lartë para finales së Kupës së Maqedonisë. Ekipi kryen përgatitjet përfundimtare para duelit të vlefshëm trofe, ndërsa futbollistët me optimizëm presin sfidën e rëndësishme që ekipit mund t’i sjellë trofeun e parë dhe historik në Kupën e Maqedonisë. Disfatat në vitin 2006 nga Makedonija Gj.P. dhe në vitin 2013 me Teteksin i takojnë të së kaluarës, pasi ndërkohë Shkëndija vitin 2011 ka fituar kampionatin dhe Super Kupën, ndërsa tani gjithë vëmendja drejtohet ka Kupa që duhet të kompletojë në vitrinat ‘kuqezi’ trofetë e futbollit vendor.

15052016-pre_CupFinal (9)

“Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Si që e dijmë edhe vetë Shkëndija për herë të tretë luan në finalen e Kupës së Maqedonisë. Kjo për mua do të jetë hera e parë që luaj në finale, por shpresoj se edhe për mua edhe për Shkëndijën kjo Kupë kësaj rradhe do të jetë e jona. Jemi të qetë dhe të gatshëm me angazhim maksimal të të gjithë lojtarëve të fitojmë Kupën”, shprehet kapiteni Ferhan Hasani, që apelon sa më shumë tifozë të udhëtojnë drejt Shkupit për të mbështetur ekipin në sfidën finale. “Për Ballistët nuk kam çka të flas, ata gjithmonë e kanë treguar veten dhe nuk dyshoj se do të jenë në numër të madh. Por unë kisha dashur të bëj apel për tifozët tjerë të Shkëndijës që të vijnë në numër sa më të madh dhe të na përkrahin që në fund së bashku të festojmë Kupën”, përfundoi Hasani.

15052016-pre_CupFinal-(11)

“Normalisht se ne kemi përjetuar shumë gjëra të rëndësishme këtu me këtë klub dhe shpresoj se edhe nesër do të jetë një gjë e tillë. Kjo është finalja ime e dytë, për Shkëndijën e treta dhe shpresoj se këtë radhë do të kurorëzojmë dhe si thonë të jetë e treta e vërteta dhe të kurorëzohemi me një titull për të verifikuar gjithçka që ka qenë mirë dhe për të përfunduar sezonin ashtu si që i ka hije”, shton zëvendës kapiteni, Ardian Cuculi.

15052016-pre_CupFinal (2)

Trajneri Bruno Akrapoviq me stafin e tij teknik të dielën në mbrëmje zhvilluan seancë stërvitore në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, duke filtruar edhe dilemat e fundit para sfidës finale. Gëzon përkushtimi dhe optimizmi i futbollistëve, që presionin kërkojnë ta kthejnë në motiv për të fituar takimin me kundërshtarin e respektuar Rabotniçkin.

15052016-pre_CupFinal-(10)

Për këtë ndeshje janë grumbulluar gjithë 23 futbollistët që janë në dispozicion, përfshi edhe të rinjtë Arbin Zejnullai dhe Shefit Shefiti, ndërsa pak para takimit do të vendoset për 11-shen që do fillojë ndeshjen dhe 7-të tjerët që do të qëndrojnë në pankinë. Skuadra të hënën në mëngjes do të ketë një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa pas dite udhëton drejt Shkupit.

Përballja finale e Kupës ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të hënën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00.

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.