KF Shkëndija uron z. Duka për zgjedhjen anëtarë i KE të UEFA-së

Të enjten në Romë të Italisë Asosiacioni europian i futbollit, UEFA mbajti kongresin e 43-të të zakonshëm në të cilin pika më e rëndësishme ishte rizgjedhja e Aleksander Çeferin-it për një mandat katërvjeçar si President i UEFA-s. Përveç kësaj, Kongresi zgjodhi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për mandatin e ri në katër vitet e ardhshme dhe në mesin e 7-të anëtarëve bën pjesë edhe i pari i FSHF-së, z. Armand Duka.

 

Me këtë rast, Klubi i futbollit Shkëndija uron presidentin e Federatës shqiptare të futbollit, z. Armand Duka për zgjedhjen anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së. Të lumtur që për herë të parë në histori, futbolli shqiptar përfaqësohet në pozicionin më të lartë qeverisës të UEFA-së, KF Shkëndija përgëzon të gjithë ata që u angazhuan dhe kontribuan për këtë arritje, me besim se kjo mundësi do të shfrytëzohet për avansimin e futbollit tonë në suaza ndërkombëtare.​

Share Now

Related Post