Kampionët nisën përgatitjet verore

No image

Trajneri Qatip Osmani ka realizuar grumbullimin e parë me futbollistët, duke shënuar zyrtarisht startin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në eliminatoret e UEFA Champions League për sezonin garues 2019/2020.

Në mungesë të lojtarëve që janë të angazhuar me ekipet përfaqësuese (Maqedoni, Shqipëri U21 e Kosovë U21), në tubimin e parë me paralajmërim paraprak dhe me leje të stafit teknik nuk ishin të pranishëm Agim Ibraimi, Gledi Mici dhe Samir Fazli të cilët bashkohen me ekipin nga dita e dielë.
Ditët e para skuadra do të punojë matjet dhe testimet e zakonshme, ndërsa deri më 15 qershor ekipi do të stërvitet në Tetovë. Faza e dytë prej periudhës 16.06.2019-02.07.2019 do zhvillohet në Slloveni (Kranjska Gora) ku mes tjerash janë planifikuar të zhvillohen 4 ndeshje kontrolluese.

 

 

Orari i ndeshjeve kontrolluese në Slloveni:
19.06.2019 K.F. Shkëndija – NK Olimpija Ljubjanë (Slloveni)
23.06.2019 K.F. Shkëndija – FC Fastav Zlin​ (Republika Çeke)
27.06.2019 K.F. Shkëndija – MSK Zilina (Sllovaki)
01.07.2019 K.F. Shkëndija –  ??? (ditëve në vijim do të vendoset kundërshtari)

Ndërkohë ekipi më 18 qershor do të mësojë emrin e rivalit për xhiron e parë eliminatore të UEFA Champions League, ndeshjet e para të së cilës planifikohen më datë 09-10.07.2019.