Kampionët në pushim deri më 7 qershor, 8 reprezentues vijojnë aktivitetet

No image

Pushim i merituar për kuqezinjtë që për të dytin sezon me rradhë dominojnë futbollin vendor dhe mbyllin kampanjën me titullin e kampionit. Kjo nënkupton pjesëmarrje të re në eliminatoret e UEFA Champions League dhe për të pritur sa më të gatshëm sfidat e reja europiane stafi teknik në krye me Qatip Osmanin kanë lënë të lirë futbollistët menjëherë pas sfidës së fundit kampionale me Renovën. Pushimi do të zgjasë deri më 7 qershor, ndërsa 8 qershori është caktuar dita kur do të startojë faza përgatitore fillimisht në Tetovë, më pas ng 17 qershori në Slloveni.

S’ka pushim për reprezentuesit

Pas një sezoni të lodhshëm pushimi është i mirëseardhur për futbollistët, por jo të gjithë do ta shijojnë të njejtin. Shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese gjithsej 8 futbollistë (pjesë e ekipit të parë) kuqezi grumbullohen në reprezentacionet përkatëse të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

– Pas rikuperimit nga lëndimi, Marjan Radeski bashkohet me Visar Musliun dhe Egzon Bejtullain te përfaqësuesja A e Maqedonisë e cila më 7 dhe 10 qershor luan me Poloninë dhe Austrinë në eliminatoret për EURO 2020.

 

 

– Shqipëria U21 dhe trajneri Alban Bushi kanë grumbulluar Arbin Zejnullain, Omar Imerin dhe Shefit Shefitin për ndeshjen kualifikuese me Turqinë (7 qershor) dhe dy miqësoret me Uellsin (9 dhe 11 qershor). Ndërkohë Ensar Luma grumbullohet nga Maqedonia U21 e cila më 2 qershor do të ketë ndeshje selektive mes veti, që më pas të caktohet lista e lojtarëve që do të udhëtojnë për miqësoren e 6 qershorit me Finlandën në Trnavë të Sllovakisë.

– Leard Sadriu është pjesë e Kosovës U21 për dy takimet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Europian për të rinjë. Shpresat e Kosovës më 6 qershor luajnë si mysafirë me Andorën, ndërsa më 11 qershor në Prishtinë luhet sfida me Turqinë U21.