Juniorët fitojnë Shkupin dhe shpallen kampionë dimëror

Me tre gola të shënuar në pjesën e dytë, skuadra e juniorëve fitoi 2:4 Shkupin në kuadër të xhiros së 11-të të Super Ligës së Maqedonisë për futbollitë të rinjë. Me këtë fitore Shkëndija del kampione e dimrit. Ndeshja duhej të zhvillohet në Shkup, mirëpo me kërkesë të ekipit nga Cairi ndeshja u luajt në Tetovë.

Ekipi i juniorëve të Shkëndijës është shpallur kampion i dimrit në Super Ligën e Maqedonisë. Dy gola të Shabanit dhe një i Beqirit në pjesën e dytë përmbysën epërsinë 2:1 të Shkupit nga fraksioni i parë dhe i dhanë fitore 4:2 ekipit të shpresave të Shkëndijës në përballjen me Shkupin. Takimi nisi më mirë për ‘kuqezinjtë’ që gjetën epërsi 0:1 pas 10-të minutave lojë, me golin e Shefit Shefitit.

Shefiti

10-të minutat e fundit të pjesës së parë u takuan shkupjanëve që përmbysën rezultatin me dy gola. Fillimisht Qaili në minutën e 35-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa Sola pesë minuta para pushimit i dha Shkupit epërsi 2:1. Përgjigja e Shkëndijës erdhi pas një ore lojë kur Besnik Shabani shënon për 2:2, ndërsa i njëjti futbollist dy minuta më vonë sjell epërsi 2:3 për Shkëndijën. Fatin e takimit e vulosi Elvir Beqiri në minutën e 70-të kur realizoi për 2:4.

Gol-Junioret

SHKUPI-SHKËNDIJA 2:4 (2:1) JUNIORËT

Stadiumi pranë Qendrës Sportive në Tetovë

Golashënues: Qaili 35’ dhe Sola 40’ (Shkupi), ndërsa Shefiti 10’, Shabani 60’ dhe 62’ dhe E. Beqiri 70’ (Shkëndija)

SHKUPI: R. Ameti, Shehi, Isaku, Bahriu, Jakupi, Rexhepi, B. Ameti, Ajrullovski, Qaili, Suma, Sola.

Luajtën edhe: Bunjaku, Mamuti, Azemi, Faruki dhe Ramadani.

Trajner: Sami Ganiu

SHKËNDIJA: Havziu, Fa. Abazi, Limani, Xhemaili, Sejfullai, Kasami, Kurti, Shefiti, Husejni, Agushi, Shabani.

Luajtën edhe: E. Beqiri, R. Zeqiri, Selimi dhe Fl. Abazi.

Trajner: Bekim Osmani

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.