Juniorët deklasojnë Euromilkun

No image

Shefit Shefiti me tre gola ka shkëlqyer në fitoren e juniorëve të Shkëndijës 1:5 në transfertën me Euromilkun, në të cilën golin e gjetën edhe Shabani dhe Husejni.
U19-shke-eur (2)

Shpresat e Shkëndijës të drejtuar nga trajneri Bekim Osmani kanë regjistruar fitore bindëse 5:1 kundër Euromilkut në Shkup. Shefit Shefiti ka qenë në qendër të vëmendjes me tre gola të shënuar, ndërsa ekipi shkqleu në të dytën kur me katër gola demoloi vendasit. Pjesa e parë ishte më e balansuar dhe goli i vetëm u shënua në minutën e 28-të kur Shefiti i dha Shkëndijës epërsi 0:1. Në fillim të pjesës së dytë i njëjti futbollist realizoi për 0:2, ndërsa vendasit u përgjigjën me anë të Ramiq për rezultat 1:2 në minutën e 56-të. Në minutën e 63-të Shefit Shefiti shënon për 1:3, duke kompletuar hat-trikun e tij në këtë ndeshje, ndërsa në minutën e 75-të Besnik Shabani realizon për 1:4. Rezultatin final të takimit Euromilku 1, Shkëndija 5 e vulosi Agon Husejni me golin e shënuar në minutën e 80-të.

U19-shke-eur (1) U19-shke-eur (4) U19-shke-eur (3)

U19 | EUROMILKU-SHKËNDIJA 1:5 (0:1) 

Staidumi në Cementarë të Shkupit

Golashënues: Anes Ramiq 56’ (Euromilku), ndërsa Shefit Shefiti 28’, 50’ dhe 63’, Besnik Shabani 75’ dhe Agon Husejni 80’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Havziu, Loki, Dervishi, A. Zeqiri, Fa. Abazi, Kasami, Shabani, Shefiti, Fl. Abazi, Xhemaili, R. Zeqiri.

Luajtën edhe: Husejni, Karimani, Asani, Rizvani, Imeri, Osmani.

Trajner: Bekim Osmani

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.