Juniorët deklasojnë 3:0 Pobedën

No image

Shpresat e Shkëndijës kanë shënuar fitore bindëse 3:0 përballë Pobedës, duke deklasuar kundërshtarin pas vetëm 45 minutave të para të takimit.

U19-shke-pob (2)

Xhiroja e 20-të në Super Ligën e juniorëve të Maqedonisë ka sjellë lojë të mirë dhe fitore bindëse për shpresat e Shkëndijës. Me tre gola që në pjesën e parë, ‘kuqezinjtë’ kanë mundur Pobedën e Prilepit. Të përzgjedhurit e trajnerit Bekim Osmani nisën ndeshjen furishëm dhe pas vetëm 5 minutave lojë gjetën golin e avantazhit, me autor Besnik Shabanin. Kundërshtari nuk mundej të marrë veten, i shtypur nga sulmet e ‘kuqezinjëve’ ndërsa 10-të minuta pas golit të parë vjen edhe i dyti, kur Elvir Beqiri shënon për 2:0. Ardit Zeqiri në minutën e 34-t shënon golin e tretë për 3:0 që në pjesën e parë të këtij dueli. Në pjesën e dytë sërish ishin shpresat e Shkëndijës që sulmonin dhe kishin kontrollin e lojës, mirëpo ndoshta të kënaqur nga epërsia e lartë që në fraksionin e parë, sikur ulën ritmin dhe me administrim të lojës drejtuan ndeshejn kah fundi.U19-shke-pob (3)
U19-shke-pob (1)

SHKËNDIJA-POBEDA 3:0 (3:0)
Stadiumi me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë
Golashënues: B. Shabani 5′, Beqiri 15′ dhe A. Zeqiri 34′ (Shkëndija).
SHKËNDIJA: Latifi, Loki, Dervishi, A. Zeqiri, Fa. Abazi, Kasami, Shefiti, Kurti, Xhemaili, Shabani.
Luajtën edhe: Havziu, Selimi, Fl. Abazi, R. Zeqiri.
Trajnerë: Bekim Osmani

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.