Jeton Beqiri pajiset me UEFA Pro Liçencë

No image

Tekniku i Shkëndijës Jeton Beqiri është pajisur me diplomën më të lartë për një trajner futbolli, UEFA Pro Liçecë. Pas kryerjes të të gjithë obligimeve, trajnimeve dhe studimeve të nevojshme, Beqiri para Komisionit të Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë FFM-së kaloi me sukses  edhe pjesën teorike dhe praktike.  

 jb-post4

Jeton Beqiri bën hapin e rradhës në karrierën e tij, duke siguruar nivelin më të lartë të diplomës për trajner futbolli, UEFA Pro Liçencën. I futur në zejen e trajnerit tani më një periudhë të konsiderueshme, paralel me mbledhjen e përvojës dhe sukseseve të qarta në këtë fushë ka ndjekur edhe edukimet dhe trajnimet e nevojshme për pajisje me gjitha kategoritë e liçencave. Pasi paraprakisht kishte marrë me kohë liçencat ‘B’ dhe ‘A’, Beqiri tani kishte provimin e fundit para anëtarëve të Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë të përfaqësuar nga drejtori i qendrës Nebojsha Markovski dhe komisioni i tij me Borçe Hristov, Zhigica Tasevski dhe Dobrinko Ilievski.

jb-post2

Prezantimi teorik i Beqirit para Komisionit nga Qendra për Edukim e FFM-së ishte ‘analiza e kundërshtarit’, ndërsa më pas në bazë të kësaj kishte edhe ‘stërvitje praktike në bazë të analizës së kundërshtarit’. Me një përvojë të konsiderueshme si trajner i parë dhe ndihmës trajner, me suksese evidente, prezantimi i Jeton Beqirit nuk kishte si mos vlerësohej maksimalisht nga Komisioni i pranishëm, duke i ndarë me këtë rast Beqirit edhe Pro Liçencën e UEFA-së. Me këtë hap, Beqiri kalon edhe shkallën më të lartë të edukimit për trajner futbolli, që i jep të drejtën e drejtimit të ekipeve elitare nga vendi apo jashtë.

jb-post3