Ibraimi: S’ka lidhje kush shënon, me rëndësi të mundet Vardari

No image

Sulmuesi i Shkëndijës duket maksimalisht i karikuar për derbin e të dielës me Vardarin, ku Shkëndija kërkon fitore për tu ngjitur në vendin e parë në renditje. Ai paralajmëron gol, por thekson se më me rëndësi është fitorja. Shkëndija-Vardari luhet të dielën në Tetovë, me fillim në orën 14:30.

 Xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë sjell derbin e madh ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, dy pretedentët e mëdhenj për titullin e kampionit. Sa po afrohet dita e ndeshjes adrenalini tek aktorët direkt në fushë po ritet dhe njëri prej atyre që pritet të jetë vendimtar është sulmuesi ‘kuqezi’ Besart Ibraimi.

besart

“Padyshim se jemi të gatshëm për këtë ndeshje që përveç vlerës së madhe në garën për kreun e tabelës dhe titullin e kampionit, ka rëndësi të veçantë për tifozët tanë. Ne kemi parasysh gjithë këto, megjithatë nuk duhet të na kaplojë euforia. Përkundrazi, të qetë dhe të motivuar të japim më shumë se 100% nga vetja për të marrë rezultatin e dëshiruar, që padyshim është fitorja”, shprehet Besart Ibraimi, i cili duhet të jetë njëri prej futbollistëve më të rrezikshëm para portës kundërshtare.

besart2

“Patjetër se do të jap gjithçka nga vetja për të shënuar një ose më shumë gola, pasi ne sulmuesit mes tjerash kemi këtë detyrë. Mirëpo më besoni, e them sinqerisht se aspak nuk më bën presion mua apo kolegëve të mij nga sulmi se kush do të jetë ai që do bëjë gol. Me rëndësi ne të fitojmë, ndërsa golin le ta bëjmë portieri apo edhe autogol i kundërshtarit të jetë. Ambicia jonë është të dalim me tre pikë nga ky duel, pasi e dijmë se çka na sjellin ato, ndërsa pak rëndësi ka mënyra se si do arrijmë objektivin. Kam besim të plotë se stadiumi do të jetë përplot me tifozë, ndërsa futbollistët premtojnë më të mirën nga vetja në teren”, përfundoi Ibraimi.

Përballja Shkëndija-Vardari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:30.