Ibraimi: Publiku meritoi fitore të këtillë

No image

Kuqezinjtë shkëlqyen me “poker” golash kundër Vardarit dhe me avansimin në gjysmëfinale hapën rrugën drejt trofeut në Kupën e Maqedonisë. Futbollistët dhe publiku ishin në nivelin e duhur drejt realizimit të fitores bindëse, mirëpo ylli i ndeshjes padyshim ishte Besart Ibraimi, i cili bëri diferencën me hat-trickun e shënuar në harkun kohor prej 12-të minutave. Pas ndeshjes, numri “7” i Shkëndijës vlerësoi paraqitjen e skuadrës, ndërsa meqë golat e tij erdhën në festën e 7 marsit, bomberi kuqezi nuk ka lëshuar rastin të urojë gjithë arsimtarët ditën e mësuesit.