Ibraimi: Në Azerbajxhan për kualifikim

No image

Sulmuesi kuqezi beson se ekipi së shpejti do të gjejë formën e duhur, ndërsa autori i golit të fitores kundër Makedonija Gj.P. inkurajon skuadrën për sukses edhe në transfertën europiane në Azerbejxhan.

Shkëndija ka mbyllur me sukses detyrën e fundit kampionale para sfidës europiane në kuadër të xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa League, kur të enjten në Azerbajxhan kuqezinjtë do të përballen me Sumgayit FC. Pas barazimit 2:2 me Shkupin në start dhe fitores 2:0 ndaj Struga Trim&Lum në Tetovë, të shtunën në kuadër të xhiros së tretë në LPFMV një gol i Besart Ibraimit siguroi tre pikë nga transferta me Makedonija Gj.P..

Besart Ibraimi ahead the UEL tie against Sumgayit (AZE)
Besart Ibraimi ahead the UEL tie against Sumgayit (AZE)

Drejt Azerbajxhanit shkojmë me motiv dhe besim për të kaluar raundin. Natyrisht që në asnjë moment nuk pretendojmë se do të jetë detyrë e lehtë, pasi çdo ndeshje dhe çdo rival ka vështirësitë e veta, por vlerësoj se kemi cilësi për të performuar në nivel të duhur për të marrë rezultatin që do të na kualifikojë”, shprehet Besart Ibraimi.

Besart Ibraimi scores the winner against Makedonija GP
Besart Ibraimi scores the winner against Makedonija GP

Goli për tre pikë kundër Makedonija Gj.P. duket se motivon sulmuesin për të besuar në ecuri të mirë, pasi ekipi nga ndeshja në ndeshje tregon ngritje.
Jetojmë kohëra të vështira jo vetëm ne si komunitet i futbollit, por pa përjashtime çdo veprimtari në gjithë botën. Pandemia bën të veten dhe duke qenë aq gjatë jashta procesit të rregullt, sigurisht se nevojitet pak kohë për të kthyer formën optimale. E ndjej personalisht edhe unë në paraqitjet e mia, por besojmë dhe punojmë për të gjetur nivelin e duhur. Goli ndaj Makedonija Gj.P. më motivon dhe kam bindjen se në Azerbajxhan do të jemi në lartësinë e duhur për të kaluar turin”, përfundoi Ibraimi.

Shkëndija në ndeshjen me Sumgayit FC nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Armend Alimit. Pas testeve të kryera mesfushori ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Futbollisti është asimptomatik , është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Last session ahead of Thursday's UEL tie against Sumgayit (AZE)
Last session ahead of Thursday’s UEL tie against Sumgayit (AZE)

Kuqezinjtë sot kishin seancën e fundit stërvitore para se të mërkurën të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit. Përballja Sumgayit-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin “Kapital Bank Arena” të Sumgayit me fillim në orën 18:00 (sipas kohës tonë lokale) dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin Super Sport të platformës Digitalb.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME