Ibraimi golashënuesi i vitit për Shkëndijën

No image

Sulmuesi kërçovar me 13-të gola të shënuar rezulton golashënuesi më i mirë i Shkëndijës në gjysmësezonin vjeshtor.

Ibraimi bashkë me Hasanin me nga 10-të gola udhëheqin listën e golashënuesve në LPFM, ndërsa ‘bomberi’ tre gola shënoi në Kupë kundër Shkupit. Besart Ibraimi është golashënuesi më i mirë i Shkëndijës në gjysmësezonin vjeshtor në futbollin vendor.

poster-insta

Numri 7-të i skuadrës me 13-të realizime është golashënuesi më i mirë në kampin ‘kuqezi’ por edhe në kampionat. Ibraimi 10-të gola ka shënuar në kampionat dhe bashkë me Hasanin udhëheqin listën e golashënuesve në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa me tre golat në fitoren 4:0 kundër Shkupit çon në 13-të numrin e realizimeve në futbollin vendor, që e bëjnë ‘bomberin’ numër një të skuadrës. Kujtojmë se Ibraimi ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në LPFM, me 25 gola të shënuar, ndërsa edhe në ecurinë e shkëlqyeshme të Shkëndijës në eliminatoret e Liga Evropës ishte më i spikatur me 4 gola të shënuar.