Ekipi B i Shkëndijës ka mbyllur me triumf gjysmësezonin vjeshtor, në të cilin ka fituar më shumë pikë se çdo ekip tjetër dhe me meritë mbajnë pozitën e parë. Kundër Rabotniçkit në Shkup vendosi një gol i Agon Husejnit në minutën e 86-të.
Shkëndija ka shënuar fitore 1:0 kundër Rabotniçkit në Shkup në ndeshjen e xhiros së 7-të të Ligës së Maqedonisë për ekipet B. Në një takim interesant, dinamik dhe me shumë intenzitet, vendimtar ka qenë një gol i Agon Husejnit katër minuta para fundit të takimit. Dy ekipet luftuan në teren sikur të bëhet fjalë për ndeshje të rëndësishme kampionale të ekipeve të para, ndërsa tereni i papërshtatshëm pengoi lojë më të bukur të djelmoshave ‘kuqezi’ që gjithsesi dominuan takimin. Vlen të ceket se vendasit gjatë gjithë ndeshjes u karakterizuan me lojë të ashpër që befasisht lejohej nga arbitri kryesor Igor Stojçevski, ndërsa pas ankesave të trajnerit Jeton Beqiri, ky i fundit u largua nga pankina me karton të kuq.
Shkëndija dominoi me raste dhe në pjesën e parë mes tjerash humbi edhe një penalti, kur Useini nuk ishte preciz. Në pjesën e dytë vazhdoi loja më kërkuese e Shkëndijës, që arrin të konkretizojë dominimin në minutën e 86-të. Pas një harkimi në zonë, i posainkuadruari në lojë Agon Husejni ndjek me kujdes topin dhe me goditje pricize realizon për epërsi 0:1. Kështu Shkëndija B merr fitoren e 5-të në 6-të takime të sezonit vjeshtor dhe me 16-të pikë mbyll pjesën e parë si lidere e tabelës.
RABOTNIÇKI B – SHKËNDIJA B 0:1 (0:0)
Stadiumi: Tereni i Aluminës në Shkup
Golashënues: Agon Husejni 86’ (Shkëndija)
Shkëndija: Nuhii, Merxhani, Abdulla, Useini, Asani, Korenica, Shefiti, Shabani, Fetahi, Zejnullai, Totre.
Luajtën edhe: Kasami, Agushi, Kurti, Abazi, Xhemaili, Husejni.
Trajner: Jeton Beqiri
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply