Humbje nga Dunajska në ndeshjen e fundit në Turqi

No image

Shkëndija është mundur me rezultat 3:2 nga Dunajska Streda e Sllovakisë në ndeshjen e fundit kontrolluese në përgatitjet në Antalia të Turqisë. Pjesa e parë nuk solli performansën e pritur dhe kundërshtari avansoi 0:2, ndërsa në fillim të së dytës shtoi edhe golin e tretë. Deri në fund Ibraimi dhe Demiri shënuan për Shkëndijën për rezultat përfundimtar 2:3.

 

‘Kuqezinjtë’ kanë mbyllur me disfatë serinë e ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë, pasi sot u mundën 3:2 nga Dunajska Streda e Sllovakisë. Ndeshja e katërt miqësore në Turqi solli një pjesë të parë jo aq të mirë të Shkëndijës, që sikur dha shenja lodhje nga përgatitjet intenzive periudhën e kaluar. Kjo bëri që kundërshtari të dominojë në teren dhe përmes lojtarit të shpejtë Erik Paçinda të shënojë dy gola. Fillimisht në minutën e 16-të pas një gabimi në mbrojtje, Paçinda nuk e pati të vështirë të plasojë saktë në portën e lënë bosh nga Jovanovski. I njejti lojtar në minutën e 30-të pranon një diagonale të saktë në hyrje të zonës, ndërsa pasi me lëvizje të bukur hedh nga loja Bejtullain, lëshon një të majtë të fortë e precize për 0:2. Shkëndija në pjesën e dytë u shfaq më e koncentruar në fushë dhe mori dominimin e lojës, duke ndërtuar aksione më të rrjedhshme. Mirëpo goli do të vinte sërisht në portën e Jovanovskit. Ishte minuta e 49-të, kur portieri i Shkëndijës ndal një goditje të fortë nga distanca, mirëpo në topin e dëbuar i pari arrin Brashen që realizon për 0:3.

Ibraimi

Përgjigja e këtij goli ishte e shpejtë pasi Ibraimi nis aksion të mirë, duke hapur lojën në të djathë për Todorovskin, asisti i të cilit kthehet për Ibraimin që me të parën realizon për 1:3. Shkëndija vazhdoi të sulmojë dhe në minutën e 68-të pas disa pasimeve të sakta para portës del Besir Demiri që me një të majtë precize ngushton diferencën në 2:3.

Demiri

Deri në fund të takimit Shkëndija kishte disa mundësi të mira për të shënuar, kur fillimisht portieri kundërshtar ndal goditjen e të riut Shefiti, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 88-të gjendet në pozitë të volitshme, mirëpo godet direkt në portierin kundërshtar. Kështu në fund fitorja i takoi Dunajska Stredës, që bëhet ekipi i parë që mund Shkëndijën në këto përgatitje, pas 4 fitoreve dhe një barazimi në 5 takimet paraprake. Me këtë ndeshje përfundojnë përgatitjet e Shkëndijës në Antalia, pasi të mërkurën ekipi niset drejt Maqedonisë.

Juni

SHKËNDIJA-DUNAJSKA STREDA 2:3 (0:2)

Tereni në kompleksin sportiv Miracle

Golashënues: Ibraimi 50’ dhe Demiri 68’ (Shkëndija), ndërsa Paçinda 16’ dhe 30’, si dhe Brashen 49’ (Dunjaska Streda).

SHKËNDIJA: Jovanovski, Todorovski, Bejtullai, Jusufoviç (Demiri 46’), Cuculi, Alimi (Zejnullai 69’), Vujçiç (Pollozhani 50’), Nexhipi (Totre 46’), Merajiç (Zhunior 46’), Radeski (Shefiti 62’), Ibraimi (Asani 65’).

Trajner: Bruno Akrapoviç

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.