Humbje 2:3 në testin e parë me Domzhalen

No image

Shkëndija ka pësuar disfatë me rezultat 2:3 nga Domzhale, në ndeshjen e parë kontrolluese të përgatitjeve që zhvillohen në Slloveni. Shkëndija dy herë ishte në epërsi me golat e Todorovskit dhe Shefitit, ndërsa kundërshtari në fund arriti të përmbysë rezultatin. Testi i rradhës në program është më 18 qershor kundër Wolfsberger të Austrisë.

Kuqezinjtë’ munden në testin e parë në përgatitjet verore në Slloveni, duke humbur me rezultat 2:3 nga Domzhale. Për ekipin kjo ishte ndeshja e parë prej fillimit të përgatitjeve dhe te futbollistët evidente ishte lodhja nga rritmi i stërvitjeve me ngarkesa fizike. Gjithsesi skuadra në momente tregoi sinjale shumë pozitive, që duhet të merren si model për të ardhmen. Kanosja e parë erdhu në minutën e 15-të kur pas kombinimit të Ibraimit me Hasanin, kapiteni doli i vetmuar, mirëpo portieri i skuadrës sllovene shpëton, ndërsa në vazhdim nuk arrin të shënojë edhe Ibraimi. Në minutën e 17-të Ibraimi nis shpejtë lojën pas një goditje dënimi, Zhunior asiston për Todorovskin, ndërsa ky i fundit shënon për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Në minutën e 26-të Zhunior nuk arrin të përfundojë me gol një aksion të bukur të Hasanit dhe Ibraimit, ndërsa një minutë më vonë predhë e Ibraimit nga distanca, për pak skaj portës. Në minutën e 34 me intervenim bravuroz shfaqet Marko Jovanovski që ndal për mrekulli një goditje të fortë që shkonte në portë të Shkëndijës. Në minutën e 40-të Shkëndija nuk vendos mirë një kurth për pozitë jashtëloje, ndërsa Morel pasi krijon hapsirë pranë Bejtullait godet saktë për barazim 1:1. Në pjesën e dytë të dyja ekipet kryen më shumë zëvendësime. Hasani rrezikoi pas një topi të vjedhur, mirëpo portieri kundërshtar pastroi në kohë, ndërsa të njëjtin epilog pati gjuajtja e lirë e Ibraimit në minutën e 60-të kur pa problem priti porrtieri i Domzhales. Pesë minuta më vonë Taipi tenton, mirëpo jo preciz. Në minutën e 68-të Todorovski harkon në zonë, ku i riu Shefiti pasi qetëson topin godet saktë për epërsi të re të Shkëndijës, tani 2:1. Në minutën e 77-të Shkëndija nuk pastron mirë një top në zonë, ndërsa Vetrih me goditje precize barazon në 2:2. Pollzhani pak më vonë lëshoi një predhë të fortë nga distanca, mirëpo mbi portë, ndërsa jashta portës goditi edhe Juffo disa minuta më vonë. Në minutën e 85-të gabim në mbrojtjen ‘kuqezi’, ndërsa braziliani Juninho shfrytëzon këtë dhe me goditje të fortë shënon për 2:3. Shkëndija deri në fund nuk arriti të ndryshojë rezultatin dhe u desh të pajtohet me humbje nga kjo miqësore. Testi i rradhës në program është më 18 qershor kundër Wolfsberger të Austrisë.

SHKËNDIJA-DOMZHALE 2:3 (1:1)
Tereni në Parkun Sportiv në Rogatec të Sllovenisë
Golashënues: Todorovski 18’, Shefiti 68’ (Shkëndija), ndërsa Morel 40’, Vetrih 77’, Junihno 85’ (Domzhale)
SHKËNDIJA: Jovanovski (Zahov 46’), Todorovski, Bejtullahi, Cuculi, Murati (Merajiq 56’), Vujçiq (Pollozhani 67’), Demiri (Taipi 56’), Hasani (Asani 56’), Zhunior (Totre 46’), Radeski (Juffo 46’), Ibraimi (Shefiti 65’).
Trajner: Bruno Akrapoviq

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.