Humbet testi i parë me Pelisterin

No image

‘Kuqezinjtë’ janë mundur me rezultat 2:0 nga Pelisteri në takimin e parë kontrollues në të cilin për herë të parë skuadrën e drejtoi tekniku gjerman Tomas Brdariç. Ekipi para dite zhvilloi seancë të rregullt stërvitore për të mbajtur nivelin e ngarkesës së këtë fazë të përgatitjeve. Për shkak të operacionit të hundës Besart Ibraimi u kursye në këtë ndeshje, ndërsa për të njëjtat asrye në pjesën e parë me maskë mbrojtëse u paraqit Totre. Brdariç ndeshjen e nisi me formacion të kombinuar, kryesisht me lojtarë që në vjeshtë nuk kishin shumë minutazhë, ndërsa në të dytën u inkuadruan gjithë lojtarët. 

shke-pel

Testi i parë kontrollues i Shkëndijës përfundon me disfatë 0:2 nga Pelisteri. ‘Kuqezinjtë’ megjithë formacionin e kombinuar dominonin në teren, por pa arritur të prekin portën kundërshtare. Shkëndija kishte dy kanosjet e para me anë të Juffos, mirëpo një herë topi shkoi mbi portë, ndërsa në rastin e dytë pret portieri Pashovski. Shkëndija kontrollonte lojën dhe krijonte raste shënimi, ndërsa Pelisteri arriti të avansojë në minutën e 29-të kur Ive Triufunovsi pret një harkim në zonë dhe me kokë realizon për 1:0.

shke-pel-update

Në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan pjesa më e madhe e futbollistëve që në vjeshtë ishin titullarë dhe Armend Alimi në minutën e 50-të solli kanosjen e parë që shkoi mbi portë. Mesfushori kumanovar në minutën e 70-të pas një aksioni të mirë goditi bukur por topi u ndal në shtyllë. Radeski në minutën e 74 nuk arrin të barazojë, ndërsa në anën tjetër pas një topi të humbur në mesfushë, Bazhe Ilijoski realizon për 0:2.

Deri në fund të ndeshjes Alimi, Vujçiç dhe Hasani tentuan portën, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar. Megjithë disfatën, kjo ndeshje i sherbeu stafit teknik për të parë formën momentale të futbollistëve, ndërsa gjithashtu për të përmbushur planin e realizimit të aktiviteteve për këtë fazë, duke ditur se para dite skuadra zhvilloi seancë të rregullt stërvitore dhe ishte e natyrshme që të ndjehet lodhje tek futbollistët.

SHKËNDIJA-PELISTERI 0:2 (0:1)
Stadiumi me bar sintetik në Ohër
Arbitër: Marjan Eckoski
Golashënues: Trifunovski 29’ dhe Ilijoski 76’ (Pelisteri)
SHKËNDIJA: Nuhi (Jovanovski 34’ (Zahov 60’)), Kasami, Bejtullai (Shabani 46’), Cuculi (Pollozhani 46’), Murati, Bojku (Vujçiç 46’), Totre (Alimi 46’), Zejnullai (Shefiti 46’), Imeri (Zhunior 46’), Juffo (Hasani 46’), Lama (Radeski 46’).
Trajner: Tomas Brdariç