Hidhet shorti për sezonin e ri 2018/2019 në LPFM

No image

Sezonin e ri në LPFM e nisim në shtëpi përballë Vardarit në takimin që do të luhet më 12 gusht në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00.

Komisioni për Gara pranë Fedetës së futbollit të Maqedonisë ka hedhur shortin për sezonin e ri garues 2018/2019 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë sezonin e nisin me ndeshje si vendas përballë Vardarit e përcaktuar të luhet më 12 gusht në Tetovë me fillim në orën 17:00. Xhiron e dytë kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa në kuadër të xhiros së tretë në Tetovë pritet anëtari i ri i Ligës së Parë, Bellasica e Strumicës.

Sezoni i ri në LPFM do të zhvillohet me sistem të njejtë si ai i fundit, me 10-të skuadra që do të luajnë katër raunde që parasheh secili me secilin të përballet nga katër herë (nga dy herë në shtëpi dhe dy herë jashtë). Sezoni i ri nis më 12-të gusht, ndërsa parashihet të përfundojë më 26 maj kur është caktuar të zhvillohet xhiroja e fundit e 36-të. Pauza dimërore është paraparë me mbylljen e raundit të dytë pas xhiros së 18-të më 2 dhjetor, ndërsa do të zgjasë deri më 17-të shkurt të vitit 2019 kur duhet të luhen ndeshjet e xhiros së 19-të me Shkëndijën që sërish në Tetovë do të presë Vardarin.