Hidhet shorti për sezonin 2019/2020 në LPFM

No image

Kampionët sezonin e ri në elitën e futbollit vendor e nisin në transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë, e caktuar për datën 11 gusht. Ndeshjen e parë si vendas e luajmë në xhiron e tretë me Makedonija Gj. P. më 25 gusht.

Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në prani të mediave dhe përfaqësuesve të klubeve bëri hedhjen e shortit për kalendarin e ndeshjeve të Ligës së Parë të futboollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin garues 2019/2020.

Shkëndija ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire e Akademia Pandevit në Strumicë dhe takimi që duhet të luhet më 11 gusht, ndërsa me kërkesë të klubit me vendim shtesë pritet të caktohet për datën 10 gusht shkaku i festës së Kurban Bajramit.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë si vendas në sezonin e ri do ta luajnë kundër Makedonija Gj.P. në xhiron e tretë më 25 gusht, pasi paraprakisht në xhiron e dytë më 18 gusht përballemi me Sileksin në Kratovë.

Sezoni i ri do të luhet me sistem të njejtë si vitin e kaluar me katër rethe, kur 10-të skuadra në gjithsesj 36 xhiro do të ndeshen nga katër herë me njëra tjetrën, nga dy ndeshje si vendas dhe dy në cilësi të mysafirit. Fundi i sezonit është paraparë për datën 17 maj kur janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 36-të.