Hasani nuk grumbullohet me Maqedoninë shkaku i lëndimit

No image

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani nuk do të mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në dy ndeshjet kualifikuese për KB “RUSI 2018” me Izraelin dhe Shqipërinë. Dëmtimi që shqetësonte Bubën që në ndeshjet me Milanin dhe që e pamundësoi të paraqitet kundër Akademia Pandevit të dielën në xhiron e tretë të LPFM-së, përfundimisht e nxjer Hasanin jashta kombinimit për dy takimet e rradhës. Kjo nënkupton se Hasani nuk do të grumbullohet me ekipin përfaqësues dhe këtë periudhë do të shfrytëzojë për rikuperim.