Hasani mungon të paktën katër javë

No image

Ekzaminimet detajuara mjekësore kanë qartësuar peshën e lëndimit të kapitenit Hasani, i cili shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës do të qëndrojë të paktën katër javë jashta terreneve.

 

Shkëndija nuk do të mund të llogarisë të paktën katër javët e ardhshme në shërbimet e kapitenit, Ferhan Hasani. I dëmtuar në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, kur lëshoi lojën pas vetëm 34 minutave lojë, Buba sot kishte testet të detajuara mjeksore dhe rezonancën magnetike. Rezulton se Hasani ka pësuar rupturë të kofshës së muskulit të këmbës së majtë dhe si pasojë do të qëndrojë jashta terreneve të paktën katër javët e ardhshme. Kjo nënkupton se kuqezinjtë do të jenë pa shërbimet e tij në disa ndeshje të rradhës, ndërsa kapiteni nuk do të mund të luajë as në takimet kontrolluese të përfaqësueses së Maqedonisë. Ekipi mjekësor i KF Shkëndija menjëherë ka nisur procesin e rehabilitimit me trajtime fizoterapeutike, ndërsa do t’i jepen edhe injeksione në muskulin e lënduar që pritet të ndihmojnë për rikuperim më të shpejtë.