Hasani kthehet në përfaqësuese, ftesë edhe për Radeskin

No image

Pasi lëshoi dy ndeshjet e fundit të Maqedonisë për shkak të lëndimit, kapiteni i Shkëndijës Hasani rrikthehet në ekipin përfaqësues. Për ndeshjet me Italinë dhe Lihtenshtajnin ftesë merr edhe Radeski.

Ferhan Hasani dhe Marjan Radeski janë përfshirë në listën e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski për dy ndeshjet e rradhës të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusi 2018. Për kapitenin “kuqezi” kjo paraqet rrikthim në ekipin përfaqësues, pasi shkaku i lëndimit mungoi në dy ndeshjet e fundit me Izraelin dhe Shqipërinë. Maqedonia më 6 tetor në Torino përballet me Italinë, ndërsa tre ditë më vonë (9 tetor) në Strumicë pason ndeshja me Lihtenshtajnin me të cilën edhe mbyllet ky cikël eliminator.

Ndërkohë futbollistët e Shkëndijës pas fitores të së dielës 1:2 me Skopjen, sot kanë zhvilluar seancë rekuperimi, ndërsa të martën zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes të së mërkurës me Renovën në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.