Hasani “Futbollisti i vitit” sipas LFK-Tetovë

No image

Shkëndija dominon me çmime në manifestimin e LFK-Tetovë për më të mirët e vitit 2017. Hasani shpallet “Futbollisti i vitit”, Ibraimi golashënuesi, çmimi “Trajneri i vitit” i takoi Bekim Osmanit, ndërsa mirënjohje të veçanta morrën Bejtullai dhe Murati. Lidhja futbollistike komunale e Tetovës të enjten në mbrëmje organizoi manifestimin për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2017. Kuqezinjtë falë ecurisë së shkëlqyeshme më të gjitha kategoritë kanë dominuar në pranimin e çmimeve.

Kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasanit i takoi çmimi kryesor “Futbollisti më i mirë i vitit 2017”, ndërsa në mungesë të tij mirënjohjen e pranoi vëllai i tij. Me 31 gola në ndeshjet zyrtare brenda vitit 2017, Besart Ibraimit i takoi çmimi “Golashënuesi i vitit”. Bekim Osmani falë ecurisë së shkëlqyeshme me Shkëndijën U19 u zgjodh “Trajneri më i mirë i vitit”, ndërsa me mirënjohje të veçanta për “Prezantim të denjë në EURO 2017 për futbollistë U21” u nderuan Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati.