Hasani dhe Radeski sërish në listën e Angellovskit

No image

Dy lojtarët ofenziv të Shkëndijës janë gjetur sërish në listën e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, kësaj rradhe për kontrolluesen e 11 nëntorit me Norvegjinë në Shkup.

Paraqitjet konstante dhe dominimi në LPFM kanë bërë që seleksionuesi i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Igor Angellovski të grumbullojë sërish dy futbollistë të Shkëndijës. Ashtu si në disa ndeshje paraprake edhe tani ftesë për tu bashkuar me ekipin përfaqësues kanë marrë kapiteni Ferhan Hasani dhe sulmuesi Marjan Radeski. Lojtarët duhet të paraqiten në grumbullimin e përfaqësueses më 7 nëntor, ndërsa lirohen më 12 nëntor kur u kthehen obligimeve në klub. Përballja kontrolluese Maqedoni-Norvegji luhet më 11 nëntor në Shkup me fillim në orën 18:30.