Hasani dhe Radeski rrikthehen në skuadër

No image

Kapiteni Hasani dhe sulmuesi Radeski janë bashkuar me skuadrën në seancën e sotme kur skuadra vazhdon përgatitjet për sfidën e të shtunës me Vardarin. Trajneri Qatip Osmani më në fund kompleton ekipin para vazhdimit të kampionatit. Futbollistët që ishin pjesë e Maqedonisë në ndeshjet ndërkombëtare rrikthehen në skuadër për të vijuar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit ku kuqezinjtë janë liderë të tabelës. Ferhan Hasani dhe Marjan Radeski ishin pjesë e Maqedonisë në takimet me Italinë dhe Lihtenshtajnin, ndërsa pas një dite të lirë ata tani u kthehen detyrave në skuadër. Duke parë se Buba luajti në dy sfidat e Maqedonisë stafi teknik nuk e përfshiu në stërvitje dhe kapiteni kishte seancë rikuperuese dhe masazhë në hapsirat e klubit, ku terapinë vazhdon edhe Stefan Vujçiç që rehabilitohet nga lëndimi i ligamenteve. Pritet vetëm Totre që ishte pjesë e Maqedonisë U 21 në takimet me Serbinë dhe Gjibraltarin.