Hasani dhe Ibraimi më efikas se çdo skuadër tjetër

No image

Dyshja sulmuese e Shkëndijës në 13-të xhiro ka realizuar bashkarisht 19-të gola, shifër e paprekshme nga asnjë skuadër tjetër në LPFM. Akademia Pandev është ekipi i dytë më efikas në ligë me 18-të gola, ndërsa Vardari në 11 takime ka realizuar 17-të herë.

Shkëndija vazhdon ecurinë pozitive në kampionatin elitar të Maqedonisë, duke qëndruar lidere e renditjes. 31 pikë nga 13-të ndeshje dhe diferenca e krijuar ndaj rivalëve për titullin janë paralajmërim i mirë për një sezon të suksesshëm, si dhe udhërëfyes për vazhdimin e sezonit. Ecuria e këtillë sigurisht se mbështetet në lojën kolektive, mirëpo imponon efikasiteti i skuadrës që në 13-të takime ka realizuar 38 gola, apo mesatare prej 3 golave në ndeshje. Kjo e bën Shkëndijën bindëshm ekipin më efikas deri tani në kampionat, ndërsa është interesant fakti se më shumë gola se çdo ekip tjetër në Ligën e Parë kanë shënuar bashkarisht vetëm Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi. Dy kuqezinjtë janë në krye të listës së golashënuesve, me Hasanin që mban vendin e parë me 10-të realizime, ndërsa ndiqet nga Ibraimi me 9-të gola apo fiks gjysma e golave të realizuar këtë sezon nga kuqezinjtë. Pas Shkëndijës ekipi që ka shënuar më shumë gola është Akademia Pandev me 18-të realizime, apo një gol më pak se efekti i dyshes Buba-Ibra dhe Vardari që në 11-të takime (ka dy ndeshje më pak të luajtura) ka shënuar 17-të gola. Ndryshe përveç 19-të golave të Hasanit dhe Ibraimit, 19-të tjerët janë realizuar nga 7-të lojtar të Shkëndijës dhe dy autogola të Ilievit të Rabotniçkit dhe Krivanjevës së Shkupit. Junior, Emini dhe Alimi numërojnë nga 4 gola, Radeski ka shënuar 2 herë, ndërsa nga një gol qëndron pas emrave të Abdurahimit, Shefitit dhe Todorovskit.