Gjoka: Skuadra po piqet për të qenë në krye të tabelës

No image

Fitorja 5:1 në fushë të Vardarit ka lënë të kënaqur trajnerin Ernest Gjoka që komplimenton skuadrën pas duelit të xhiros së 9-të në LPFMV.

• “Më gëzon përgjigja që dha skuadra pas golit të pranuar”
• “Shënuam dhe mbi të gjitha këto lloj ndeshjesh duhet fituar”
• “Skuadra po piqet dhe merr edukatë për të mbajtur kreun”
• “Ta kthejmë Shkëndijën Europiane që ne kemi dashuruar”

Shkëndija demolon Vardarin në mes të Shkupit, duke i shkaktuar humbjen më të thellë në duelet mes veti. Goli debutues i Ramadanit, dy herë Ahmedi, Ibraimi dhe Totre zhvlerësuan avantazhin e vendasve me Popzllatanovin në fitoren 5:1 të kuqezinjëve tanë në kuadër të xhiros së 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Një triumf i këtillë padyshim se kënaq stafin teknik që duke komplimentuar lojtarët bën thirje për të vazhduar me këtë ritëm.  

Ernest Gjoka: Nuk e nisëm si duhet ndeshjen, bëmë një gabim dhe e pësuam me gol. Por mendoj se skuadra reagoi shpejt, reagoi mirë, shënuam dhe mbi të gjitha këto lloj ndeshjesh duhet fituar.”

Ernest Gjoka: “Më gëzon përgjigja që tha skuadra pas golit të pranuar, ekipi përgjigjet, lufton, vrapon, krijon raste, posedon topin dhe përfundimisht arrin dhe shënon golin. Kjo është ajo që neve na duhet, këtë ne kërkojmë dhe pavarësisht kësaj fitore që ishte shumë e rëndësishme përballë këtij kundërshtari, duhet të jemi të përqëndruar, të jemi të vëmendshëm dhe të vazhdojmë të ecim përpara.”

Ernest Gjoka: “Pavarësisht faktit se Vardari nuk është ai që ka qenë, por brënda grupit ka lojtarë me eksperiencë dhe ne jemi munduar t’i marrim këto masa dhe të mundohemi ta kalojmë atë që duket si ndeshje e javës dhe të vazhdojmë përpara.”

Ernest Gjoka: “Unë besoj se skuadra po gjen ritmin gradualisht, pavarësisht se shpesh herë edhe nuk arrijmë të shënojmë dot dhe disa ndeshje na kanë shkuar me barazim. Por mendoj se ritmi i skuadrës po vjen duke u rritur, skuadra po piqet, po merr atë kulturë dhe edukatë për të qenë në krye të tabelës. Sepse të jesh në krye të tabelës nuk është e lehtë. Jo vetëm që duhet të dalësh në krye të tabelës, por duhet të përshtatesh ta mbash psikoligjikisht. Këtë po kërkojmë që Shkëndija të rikthehet edhe një herë te ajo Shkëndija e famshme Europiane që gjithë ne e kemi pa dhe e kemi dashuruar. Por gradualisht mendoj se skuadra jep maksimumin dhe unë i falënderoj lojtarët për atë që ato e bëjnë gjatë këtyre javëve.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME