Gjoka: Pavarësisht eliminimit, ne jemi fituesit e kësaj ndeshje

No image

Trajneri i Shkëndijës Ernest Gjoka megjithë eliminimin nga Europa, thotë se kuqezinjtë janë fituesit moral të duelit me Tottenhamin.

Ëndëruam të paktën për 15-të minuta nga e 55-ta kur super goli i Nafiut nivelizoi rezultatin që kishte folur për miqtë nga minuta e pestë me realizimin e Lamelës, deri në të 70-ën kur Son shënoi për 1:2 për Tottenhamin. Hari Kejn në minutën e 79-të fiksoi rezultatin final Shkëndija 1, Tottenham 3, duke u dhënë britanikëve avansim në fazën play-off të UEFA Europa League.

Eliminim, por i ndershëm dhe me një shitje të shtrenjtë të lëkurës përballë një gjigandi të futbollit europian. Kjo është përshtypja e të gjithëve, me Shkëndijën që fiton simpatinë e opinionit futbollistik ndërkombëtarë. Pikërisht këtu qëndron fitorja më e madhe e kuqezinjëve vlerëson trajneri Ernest Gjoka, i cili pas ndeshjes me Tottenhamin në konferencën për shtyp ka lavdëruar futbollistët për performansën.

Konferenca për shtyp⤵️

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME