Gjoka: “Jam i gatshëm për sfidën që më sjell Shkëndija”

No image

Pas emërimit shef i stafit teknik të KF Shkëndija, Ernest Gjoka ka folur për kanalin e klubit duke shprehur përshtypjet e para dhe pritjet me ekipin kuqezi.

 

• “Jam i gatshëm për këtë sfidë dhe dij se te Shkëndija kërkohet shumë”

• “Duam të jemi kampion dhe të ecim shumë në Kupat e Europës”

• “Ky sezon nuk ka nisur mirë, por besoj se bashkë kthehemi aty ku duam”

• “Besoj se Shkëndija ka gjithë potencialin për të arritur ambiciet e mëdhaja që ka”

• “Besoj te tifozeria e Shkëndijës, sidomos “Ballistët” në veçanti do vijnë të na mbështesin”

 

Ernest Gjoka me shumë entuziazëm pret startin e aventurës së tij të re, pasi ka zyrtarizuar kontratën e bashkëpunimit me Shkëndijën. I vetëdijshëm për pritjet e drejtuesve dhe tifozëve, tekniku tiranas beson në përmbushje të objektivave, ndërsa potencon se pauza dy javore në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare është e mirëseardhur për të fituar më shumë kohë për të njohur më mirë skuadrën.

  

Ernest Gjoka: “Mendoj që kam ardhë në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. I ndërtuar në bazë të një institucioni të rëndësishëm që i nevojitet një futbollit edhe më lartë. Kështu që përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj me ju”.

 

Ernest Gjoka: “Apsolutisht jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse të vish te Shkëndija është një sfidë e madhe dhe dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champions League. Të gjitha këto unë i dij dhe kjo më ka nxit më shumë që të marr përsipër këtë sfidë, që është një sfidë e vështirë, por edhe një sfidë e mundur”.

 

Ernest Gjoka: “Sigurisht kam disa kohë që e ndjek Shkëndijën. Më bën përshtypje organizimi, sepse nëse duam të bëjmë një skuadër elitare në rradhë të parë duhet të kemi një klub elitar që të ketë institucionet e saj dhe t’u përgjigjet në çdo moment kërkesave të skuadrës. Kështu që duke pas një klub elitar mendoj se edhe skuadra është rritur shumë këto dy vitet e fundit. Sigurisht se ambiciet e Shkëndijës gjithmonë kanë qenë të hyjë deri në grupet e Europa League dhe deri sot nuk e ka arritur. Ndoshta për shumë arsye, ndoshta edhe për mungesë fati, por unë mendoj që ky klub i ka mundësitë. I ka mundësitë për të bërë mirë edhe pse këtë vit po ta shikojmë pak me kujdes ka vështirësitë e saj, ka filluar një kampionat jo të mirë dhe është në një moment jo të mirë nga ajo që ne jemi mësuar gjithë kohën ta shikojmë Shkëndijën. Gjithsesi se unë mendoj se Shkëndija ka gjithë potencialin e saj për të arritur ambiciet e mëdhaja që ka”.

 

Ernest Gjoka: “Mendoj se skuadra ka potencialin e saj, pavërësisht momentit jo të mirë që është. Mendoj se ambicia duhet të jetë e padiskutueshme që të dalim nga kjo krizë e momentit dhe unë kam shumë besim se mund t’ia dalim. Por që t’ia dalim duhet të luftojmë të gjithë, duhet të ndryshojmë mentalitet, duhet të jemi skuadër akoma më shumë luftarake, të kemi agresivitet dhe të kemi besim që vetëm me punë, sakrificë dhe disiplinë të lartë taktike mund të arrijmë suksesin. Unë kam ardhë me bindje që bashkë me skuadrën do të arrijmë ta kthejmë këtë gjendje dhe ta çojmë skuadrën aty ku të gjithë ne e presim”.

 

Ernest Gjoka: “Futbolli është një sport që në qoftë se nuk ka atë anën e saj sekrete, që ana sekrete e futbollit është tifozeria dhe në qoftë se kjo tifozeri nuk është ajo që ta mbështet në çdo moment, jo vetëm në moment të mirë, por edhe në moment të keq, atëherë kjo skuadër nuk mund të ecë dot larg. Unë kam shumë besim që duke njohur kush janë tifozeria e Shkëndijës, sidomos “Ballistët” në veçanti do vijnë të na mbështesin. Do vijnë sepse skuadra në këtë moment ka nevojë për ata dhe duke na mbështetur unë besoj deri në maksimum se skuadra do t’ja kthejë atë besim tifozerisë. Uroj që giithë së bashku, tifozët, skuadra, presidenca, të gjithë të arrijmë të kemi një bashkëpunim të fortë dhe të mbështesim njëri tjetrin. Unë nuk dua të shoh atë që kam parë në ndeshjet e fundit kur shumë tifozë nuk e ndjekin më skuadrën. Kërkoj me patjetër të na ndjekin dhe të na mbështesin. Duke na ndjekur do jemi gjithë bashkë, për të sakrifikuar të ecim përpara”.​