Formohen grupet elitare në kuadër të shkollës së futbollit

No image

Klubi i Futbollit Shkëndija paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe është duke i kushtuar punës me kategoritë të reja. Në këtë drejtim në kuadër të Shkollës së futbollit në të ardhmen do të funksionojnë grupet elitare të formuara me qëllim trajtimin e duhur të lojtarëve të rinjë që dallohen me kualitetin e tyre.

Bëhet fjalë për dy grupe me nga 18-të futbollistëve të zgjedhur nga kategoritë e reja, me të cilët do të punohet në mënyrë shtesë në drejtim të përgatitjes sa më të mirë në të gjitha aspektet e procesit stërvitor nga planprogrami i punës me kategori të e reja.

 


“Qëllimi i formimit të grupeve elitare në kuadër të Shkollës së futbollit Shkëndija është trajtimi më i veçantë për gjithë ata të rinjë që dallohen me cilësi. Bëhet fjalë për lojtarë të zgjedhur nga pesë kategori (prej U19 deri U15), me të cilët do të zhvillohen seanca stërvitore shtesë gjatë mesjavës. Synojmë që me një trajtim të veçantë të përgatisim djemtë tanë për të qenë sa më të gatshëm për inkuadrim në ekipin e parë”, shprehet drejtori i Shkollës së futbollit të Shkëndijës, Erhan Selimi, i cili bashkë me koordinatorin e shkollës Vedut Rustemin do të jenë udhëheqës dhe mbikqyrës të punës me grupet elitare.

 

Duke nisur nga kjo mesjavë grupet elitare tashmë kanë filluar aktivitetin e tyre, me të njejtat krahas mbikqyrësve do të punojnë trajnerët e zgjedhur nga kategoritë e reja përfshi edhe Mensur Jakupin i angazhuar si trajner edhe në gjeneratën U19. Përzgjedhja e lojtarëve për grupet elitare është bërë nga trajnerët e grupmoshave përkatëse në bazë të performansës së tyre gjatë procesit stërvitor dhe garues.