Fitorja çon afër titullit

No image
Shkëndija synon të fitojë Vardarin në Shkup për të rëmbyer pozitën e parë në renditje dhe për të qenë në pozitë ideale në luftën për titullin e kampionit në tre xhirot e fundit. Shkëndija do luajë pa publikun e vet, por me një mbështetje të fuqishme morale që edhe një herë tifozeria u dha lojtarëve një ditë para ndeshjes. 
var-shke23042016 (2)

Ndeshja e xhiros së 2-të të play-offit apo e xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë vëndon Shkëndijën para testit më serioz në pjesën e deritanishme të kampionatit. ‘Kuqezinjtë’ me moral të lartë hyjnë në transfertën me Vardarin në Shkup, në përballjen me konkurentin direkt për titullin e kampionit. Shkëndija një javë më parë barazoi 1:1 në fushë të Vardarit në një takim ku këta të fundit shpëtuan falë fatit sportiv. Tani Shkëndija kërkon të përsërisë dominimin e një jave më parë, me kusht që të përmirësohet efikasiteti, ndërkohë vetëbesimi është në nivel maksmal duke ditur se u pa qartë 7-të ditë më parë se si janë forcat momentale të dy ekipeve.

nderimnexhipi

“Si që dihet pamë edhe herën e kaluar, kemi ekip shumë më të mirë se ata, nuk i frikësohemi askujt dhe kemi treguar çdo ndeshje këtë. Normal nesër është një ndeshje shumë speciale për gjithë ne, sepse me një fitore do të jemi shumë afër titullit. Unë besoj në gjithë çunat, në gjithë ekipin, kemi shumë kualitet dhe e kam cek se jemi më të mirë se Vardari dhe nesër duhet ta tregojmë këtë në terenin e gjelbërt”, shprehet Nderim Nexhipi, i cili beson se Shkëndija do të dalë fituese në këtë duel. “Po unë jam i mendimit se do të fitojmë. Dhe nëse nesër fitojmë atëherë jemi shumë afër titullit dhe e dij që do të festojmë këtu së bashku me ‘Ballistët’ tanë. Por normal janë 90-të minuta ku duhet secili prej nesh të japë shpirtin në fushë, sepse kështu është ndeshja nesër, e kërkon. Duhet t’i kalojmë limitet që kemi, sepse me një fitore nesër mund të them se jemi sigurtë kampion”, përfundon Nexhipi.

var-shke23042016 (4)

var-shke23042016 (5)

Stafi teknik pas fitores së mesjavës 3:1 me Rabontiçkin ka punuar maksimalisht për të rikuperuar skuadrën dhe tani të gjithë shprehen të gatshëm për të dhënë 200% nga mundësitë e tyre në ndeshjen që mund të sjellë shumë dobi. Vetëm kapiteni Ferhan Hasani mbetet jashta listës së futbollistëve të përfshirë për këtë ndeshje, mirëpo duke qenë se punon me ekipin dhe është shumë pranë rikthimit në terene pas lëndimit të rëndë, prania e kapitenit gjithsesi se ngrit shpirtin e skuadrës.
Ndeshja Vardari-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Dimitar Meçkarovski.
var-shke23042016 (3)
 Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Vardarin:

 

Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Karlinjo Rech, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.