Fitore 4:0 në miqësoren e parë me Pogradecin

Radeski shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Shefiti dhe Asani shtuan dy gola tjerë për fitore 4:0 në testin e parë të ‘kuqezinjëve’.

Shkëndija ka shënuar fitore bindëse 4:0 përballë Pogradecit të Shqipërisë (Lider i tabelës në Kategorinë e Parë të Shqipërisë), në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore. Shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviç për herë të parë drejtoi ekipin në një takim kontrollues, duke u njoftuar prej së afërmi me potencialin e skuadrës. Duke pasur parasysh se ky ishte testi i parë prej fillimit të përgatitjeve, stafi teknik në fushë nxori dy skuadra dhe u dha mundësi të luajnë të gjithë futbollistëve që janë në përgatitje, përfshi edhe 7 të të rinjtë që shijojnë për herë të parë përgatitjet me ekipin e parë.

image1

Shkëndija u shfaq dominuese në teren dhe prej fillimit kërkonte portën kundërshtare, duke performuar lojë me presing të lartë në zonën kundërshtare. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 20-të kur Alem Merajiç harkoi në zonë nga krahu i majtë, ndërsa Marjan Radeski me kokë shënon gol të bukur për epërsi 1:0 të Shkëndijës. I njej futbollist arrin të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 38-të kur Zhunior vjedh topin pas gabimit të portierit kundërshtar Bytyçi dhe kthen topin para portës për Radeskin që godet saktë për 2:0.

image3

Në fillim të pjesës së dytë trajneri Akrapoviç në fushë nxori komplet 11-të futbollistë tjerë dhe ndryshimi në rezultat erdhi pas vetëm dy minutave lojë. Besnik Shabani harkon bukur nga krahu i djathtë, ndërsa i riu Shefit Shefiti me kokë realizon për 3:0. Shkëndija dominoi në tërësi lojën edhe në pjesën e dytë, ndërsa lëshoi disa raste të mira shënimi. Volei i Korenicës shkoi skaj portës, Shefiti gjithashtu nuk ishte preciz pasi lëvizi bukur në zonë, Husejni humb dy raste të mira kur një herë godet mbi portë e një herë vonohet në reagim, ndërsa në minutën e 87-të tentimi i Korenicës ndalet në shtyllë. Përkundër humbjes së shumë rasteve, Shkëndija arriti të gjejë golin e katërt kur Shpend Asani depërton bukur dhe me një të majtë precize vulos rezultatin final Shkëndija 4, Pogradeci 0.

image4

Pas kësaj ndeshje kontrolluese Shkëndija vazhdon përgatitjet në Ohër, ndërsa të mërkurën (20.01.2016) zhvillon testin e dytë përballë Mlladost Carev Dvorit.

SHKËNDIJA-POGRADECI 4:0 (2:0)
Stadiumi në Ohër
Arbitër:
Marjan Eckoski
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Ace Macevski
Golashënues: Radeski 20’ dhe 38’, Shefiti 47’ dhe Asani 89’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Todorovski, Bejtullai, Cuculi, Merajiç, Vujçiç, Totre, Nexhipi, Ibraimi, Radeski, Zhunior.
Luajtën edhe: Jovanovski, Shabani, Pollozhani, Berisha, Abdulla, Useini, Alimi, Korenica, Asani, Kurti, Shefiti, Zeqiri, Husejni, Zejnullai, Kasami.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.