Fitore 1:0 në miqësoren me Vëllazërimin

No image
Shkëndija ka mundur minimalisht 1:0 Vëllazërimin e Kërçovës në takimin miqësorë të zhvilluar sot në stadiumin e fshatit Reçicë. Takimi solli lojë të hapur, ndërsa vendosi autogoli i Ajradin Cuculit në minutën e 18-të. 
3
‘Kuqezinjtë’ pauzën në kampionat për shkak të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’ e kanë kompensuar me zhvillimin e ndeshjes kontrolluese me anëtarin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Vëllazërimin e Kërçovës. Shkëndija luajti me formacion të kombinuar me mungesë të lojtarëve që janë të angazhuar në përfaqësueset A dhe U 21 të Maqedonisë, ndërsa në këtë ndeshje u provuan argjentinasi Cheche Micheli dhe Filip Nedelkoviq. Momenti vendimetar i takimit ndodhi në minutën e 18-të kur Demir Imeri harkoi fortë para zonës, ndërsa Ajradin Cuculi duke dashur të pastrojë dërgoi topin në rrjetë të gabuar për epërsi 1:0  të Shkëndijës, që në fund u tregua të jetë rezultati vendimtar i takimit. Në pjesën e dytë të dyja ekipet kryen më shumë zëvendësime, duke u dhënë shans për të luajtur të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Gjithsesi, Shkëndija fitoi 1:0, ndërsa dy ekipet kishin mundësi për të mbajtur formën garuese të futbollistëve në këtë pauzë dy javore.
1
4
SHKËNDIJA-VËLLAZËRIMI 1:0 (1:0)
Stadiumi në fshatin Reçicë
Arbitër: Faton Mustafi
Golashënues: Ajradin Cuculi ag. 18’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Jovanovski, Todorovski, Micheli, Cuculi, Shabani, Vujçiç, Bojku, Fazllagiq, Zhunior, Haberkorn, Imeri.
Luajtën edhe: Nuhi, Kasami, Parino, Pollozhani, Totre, Zejnullai, Alimi, Nedelkoviq, Asani.
Trajner: Bruno Akrapoviç