Fitore 1:0 në miqësoren me FC Struga

No image

Shkëndija ka shënuar fitore minimale 1:0 në takimin miqësor me FC Strugën, të zhvilluar sot në Tetovë. Golin e vetëm e shënoi i riu Diellon Dragusha, i cili gjendet në provë disa ditore në Tetovë.

1 (1)

Skuadra ‘kuqezi’ të premten zhvilloi takim miqësor me skuadrën e kategorisë së tretë të Maqedonisë, FC Struga, duke shënuar fitore 1:0. Në fillim të ndeshjes ekipi strugan i entuziazmuar nisi në sulm, mirëpo Shkëndija shpejt mori kontrollin e lojës dhe deri në fund të pjesës së parë humbi shumë shanse për të shënuar, me sulmuesin argjentinas Haberkonr që nuk shrytëzoi disa mundësi të mira.

4

Në pjesën e dytë trajneri Beqiri bëri zëvendësime në lojë dhe Shkëndija kishte dominim të plotë në teren. Golin e vetëm të takimit e shënoi i posainkuadruari Diellon Dragusha me një goditje nga ana e djathtë jashta zonës në minutën e 60-të, futbollist i ri nga Kosova i cili bashkë me Shkëlqim Memetin qëndrojnë disa ditë në provë te skuadra ‘kuqezi’.

diellon

Në fund FC Struga kishte mundi të bëjë dy aksione të mira, duke arritur të gjejë rrejtën, mirëpo goli u anulua për shkak të pozicionit jashtëloje. Ndryshe takimi përveç afrimit të klubeve kishte për qëllim edhe mbajten e formës së futbollistëve për shkak të pauzës në kampionat si pasojë e ndeshjeve eliminatore për Botërorin ‘Rusi 2018’. Shkëndija vazhdon përgatitjet për takimin e rradhës kampional, kur të mërkurën në Tetovë do të përballet me Bregallnicën.

5

SHKËNDIJA-STRUGA 1:0 (0:0)
Golashënues: Dragusha 60′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Nuhii, Pollozhani, Bejtullai, Todorovski, Cuculi, Alimi, Vujçiç, Bojku, Zhunior, Haberkorn, Imeri.
Luajtën edhe: Zahov, Jovanovski, Kasami, Dragusha, Memeti, Zejnullai, Menendez, Parrino dhe Radeski.
Trajner: Jeton Beqiri.