Finalja e Kupës më 23 maj në Strumicë

No image

Shkëndija më 23 maj përballë Pelisterit në Strumicë do të kërkojë trofeun e dytë në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

 

Finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet me 23 maj në Strumicë me fillim në orën 20:00. Kështu ka vendosur sot Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë. Shkëndija do të kërkojë titullin e dytë në Kupën e Maqedonisë përballë Pelisterit në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Kjo do të jetë finalja e tretë me rradhë e kuqezinjëve dhe e pesta në historinë e klubit. Pasi titulli i kampionit tanimë është siguruar, qëllimi i Shkëndijës mbetet bashkimi i dy titujve në futbollin vendor për të mbyllur sezonin me dy trofe.