FIFA jep leje për regjistrimin e Samir Fazli

No image

Sulmuesi Samir Fazli merr dritë të gjelbërt për regjistrim dhe pritet të jetë në kombinim për të luajtur në sfidën e xhiros së 8-të të LPFM-së kundë Akademia Pandevit.

Shkëndija edhe zyrtarisht mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Samir Fazli. I prezantuar si lojtar i yni më 1 shtator, 27 vjeçari priste leje nga FIFA për zgjidhjen e çështjes me ish ekipin e tij Rudesh të Kroacisë.

➡️ MaYa.mk

Nga Shtëpia e futbollit Botëror sot kanë lëshuar vërtetimin në favor të lojtarit dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për federimin e tij në Federatën e futbollit të Maqedonisë si futbollist i ri i Shkëndijës. Kjo nënkupton se Fazli fiton të drejtën për të luajtur, ndërsa debutimi i tij të shtunën kundër Akademia Pandevit varet nga vendimi i stafit teknik që do të vlerësojnë nëse lojtari është i gatshëm për lojë. Samir Fazli tashmë një kohë është duke ushtruar me grupin dhe me tejkalimin e pengesës ligjore, Shkëndija më në fund mund të llogarisë në përforcimin e merkatos së verës.