FFM gjobit Shkëndijën me 2500 euro dhe një ndeshje pa publik

No image

Edhe pse në media prej disa ditëve më parë u publikua lajmi për ndëshkimin e shqiptuar nga ana e FFM-së për Shkëndijën me zhvillimin e një ndeshje pa praninë e shikuesve, shtëpia e futbollit vendor tani vërteton këtë bendim dhe përveç kësaj shqipton gjobë në vlerë prej 2 500 eurove.

Ndodhitë në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit e luajtur më 23 tetor 2016 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë kanë sjellë masa ndëshkuese për klubin nga ana e Komisionit Diciplinor të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Sipas asaj që thuhet në njoftimin e arritur në klub masat ndëshkuese merren për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve dhe këndimi i korreve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale dhe fetare, shfaqja e transparenteve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale, shfrytëzimi i mjeteve piroteknike dhe rekuizitave të ndryshme për tifozë, hedhja e gjësendeve të forta në teren me çka është goditur portieri i ekipit mysafir, si dhe provokimi i tre ndërprerjeve të përkohëshme të ndeshjes.
Për këto arsye Komision Diciplinor ka vendosur që të shqiptojë gjobë në vlerë prej 2 500 eurove dhe zhvillimin e një ndeshje të kampionatit apo Kupës pa praninë e tifozëve.
Është interesant fakti se vendimi për masat ndëshkuese kundër KF Shkëndija në zyrat e klubit kanë arritur gjatë ditës së sotme (e martë 08.11.2016), ndërsa lajmi në media qarkullon tani më disa ditë.