Fazllagiç me Maqedoninë U19 në kualifikimet e fazës elite

No image

Mesfushori i ri i Shkëndijës Enis Fazllagiç është përfshirë në listën e seleksionuesit të përfaqësueses U19 të Maqedonisë për raundin elite të kualifikimeve të UEFA-së për Kampionatin Europian për futbollistë të moshës deri 19-vjeç. Fazllagiç me shpresat e vendit arritën rezultat historik me gjeneratën U19 duke siguruar vend në fazën elite, ndërsa për kualfikim në KE në turneun që do të organizohet në Shkup do të luajnë me Anglinë Hungarinë dhe Letoninë (më 21, 24 dhe 27 mars).