Faza e Ohrit mbyllet të martën me ndeshjen e parë kontrolluese

No image

Trajneri Osmani të martën në orën 12:00 përballë Pobedës në Ohër do të ketë mundësi të testojë nivelin momental të skuadrës.

Shkëndija ka përfunduar planprogramin për fazën e parë përgatitore që zhvillohet në Ohër dhe nesër skuadra do të ketë aktivitetin e fundit para rikthimit në Tetovë. Trajneri Osmani të martën në orën 12:00 përballë Pobedës në Ohër do të ketë mundësi të testojë nivelin momental të skuadrës, që në këtë periudhë më shumë theks i ka vendosur ngritjes së nivelit fizik dhe kondicional. Pas ndeshjes skuadra kthehet në Tetovë ku do të qëndrojë deri më 20 janar kur është paraparë udhëtimi drejt Antalias së Turqisë për fazën e dytë përgatitore.