Faleminderit Buba dhe Cuculi

KF Shkëndija falemenderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe u dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen.

Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen.

Kështu dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e rradhës.
KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Share Now

Related Post