Es Sahhal flet pas firmës me kuqezinjtë

No image

I entuziazmuar për bashkimin me Shkëndijën, sulmuesi i ri francez, Aboubaker Es Sahhal ka folur për kanalin e klubit në lidhje me pritjet e tij si anëtarë i kuqezinjëve.

• “Jam pritur shumë mirë. Ndjehem mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha”
• “Te Shkëndija për tituj dhe Europë, është klubi më i mirë në Maqedoni”
• “Festa me shqiponjë inspirim prej Anelkës, i lumtur që simbolizon shqiptarët”
• “Premtoj se do të jap maksimumin tim për fanellën kuqezi dhe për klubin”

Tashmë nga dita e djeshme është zyrtarizuar marrvëshja ndërmjet KF Shkëndija dhe sulmuesit francez Aboubaker Es Sahhal. 19-të vjeçari me paraqitje për shpresat U17 dhe U18 të Francës vjen nga ekipi francez Guingamp, ndërsa me kuqezinjtë ka firmosur deri verën e vititi 2023. Es Sahhal dje kishte minutat e para si kuqezi në testin me Randers FC, ndërsa duke folur për kanalin zyrtar të klubit ka përshkruar ndjenjën e bashkimit me Shkëndijën.

Firma me Shkëndijën…

Es Sahhal: “Kam arritur mirë këtu, më kanë pritur shumë mirë. Ndjehem mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin.”

Festa me shqiponjë…

Es Sahhal: “Kur isha i vogël Anelka festonte në këtë mënyrë, unë mendoja se ishte flutur, ndërsa një miku im që është sot këtu më tregoi se ishte shqiponjë dhe simbol i shqiptarëve.”

Premtimi për tifozët…

Es Sahhal: Do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin.”

Njohuri rreth Shkëndijës…

Es Sahhal: “Jam interesuar për klubin dhe pashë se kanë fituar tituj si në kampionat dhe Kupë, kanë luajtur shumë herë në Play Off të Europa League dhe është klubi më i mirë në Maqedoni.”

Share Now

Related Post