Entuziastë për startin e sezonit të ri

No image

Shkëndija me shumë entuziazëm pret ndeshjen e parë të sezonit të ri në LPFM, kur të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë nga ora 17:00 përballet me Vardarin. Rikthimi i skuadrës në Tetovë pas sukseeve në Eurpë pritet të sjellë numër të madh të spektatorëve.

 “Kuqezinjtë” duhet për një moment të lënë anësh emocionet e UEFA Europa League dhe përballjet që pasojnë me AC Milanin, pasi të shtunën pasdite do të nisin një garë të re në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Përballje me Vardarin që në xhiron e parë, posaçërisht pas një vere tjetër të suksesshme europiane është kombinimi më i mirë i mundshëm për krijimin e një spektakli në stadiumin e qytetit në Tetovë. Publiku do të ketë mundësi të shohë ekipin në Tetovë pas një periudhe më të gjatë, duke ditur se sezonin e kaluar 4 ndeshjet e fundit u zhvilluan pa praninë e publikut, ndërsa këtë verë tre takimet si vendas në UEFA Europa League ekipi i zhvilloi në Strumicë.

FOTOGALERIA E PLOTË

Stafi teknik ka përgatitur ekipin për ndeshjen e të shtunës, duke kërkuar nga futbollistët të heqin nga mendja përkohësisht përballjet me Milanin. Përveç Stefan Vujçiçit të lënduar më rëndë, të gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik dhe trajneri Osmani pritet të nxjerë në fushë formacionin më të mirë të momentit.

Përballja Shkëndija-Vardari luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00.