Z. Destani e nis rikonstruimin me Qatip Osmanin

No image

Pas analizës disa ditore, z. Lazim Destani shprehet i vendosur ta çojë përpara projektin për ngritjen e nivelit të Shkëndijës. Në drejtim të rrugës që duhet të ndiqet në të ardhmen z. Destani merr hapin e parë konkret, duke rrikthyer legjendën e klubit, Qatip Osmani në postin e shefit të stafit teknik. Ndihmës i tij do të jetë Bashkim Livoreka, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditët në vijim.

Në vazhdim ju sjellim kumtesën e plotë:

Të nderuar tifozë e dashamirës të KF Shkëndija,

Siç është paralajmëruar kohë më parë, ne vazhdojmë me përgatitje për të bërë ndryshime rrënjësore në strukturën e organizimit, por njëkohësisht edhe në filozofinë e menaxhimit të klubit.
Në kuadër të ristrukturimit të klubit, kam ngritur Këshillin Mbikëqyrës si një organ të ri që do të jetë vazhdimisht në ndjekje të aktiviteteve dhe performancës në të gjithë sektorët e klubit. Së shpejti publiku do të njoftohet me përbërjen e këshillit, strukturën menaxheriale të klubit dhe ndryshimet tjera në klub.
Dua të theksoj se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë vetëm me ardhjen e emrave të rinj në klub por krahas emrave është koncepti i ri që do t’u hap rrugë e do të krijojë hapësirë më të madhe për talentët e rinj që do të dalin nga akademia e KF Shkëndija. Besoj fuqishëm se e ardhmja është te talentët e rinj, te akademia e futbollit! Ideja thelbësore është ta bëjmë klubin kuqezi një qendër, jo vetëm ku do të vijnë futbollistë të mëdhenj, por edhe vendin ku do të rriten e zhvillohen futbollistë të mëdhenj që do të na bëjnë krenarë si klub dhe shoqëri.

Në këtë moment, si prurje të re në klub, mund ta bëj publik emrin e shefit të stafit teknik i cili tashmë ka nisur me planet e tij për drejtimin e skuadrës së Shkëndijës, dhe ky është trajneri tetovar Qatip Osmani.
Uroj ta shikojmë skuadrën e kuqezinjve të na i sjellë fitoret dhe sukseset që i dëshirojmë dhe i presim të gjithë së bashku, si unë ashtu dhe ju tifozët dhe dashamirët e KF Shkëndija.“.

Tags

Share Now

Related Post

Mr. DESTANI begins reorganization with Qatip Osmani

No image

After several days’ analysis, Lazim Destani is determined to push forward the project about raising Shkendija’s level. In this direction Mr. Destani takes the first concrete step, bringing back the club’s legend, Qatip Osmani, as chief of staff. His assistant will be Bashkim Livoreka, while the official presentation will take place in the following days

The full press release is as follows:

“Dear fans of KF Shkëndija,

As announced long ago, we continue with preparations necessary to make fundamental changes in the organization’s structure, but also in the management philosophy of the club. In regard to the club’s reorganization, I have set up a Supervisory Council as a new body that will be constantly in surveillance of the activities and performance in all sectors of the club. Soon, the public will be notified about the composition of the council, the club’s management structure, and other changes in the club.

I would like to emphasize that these changes are not just about the new names who have come to the club, but besides the names it is the new concept that will open the way and will create more space for new talents that will emerge from the Academy of FC Shkëndija. I strongly believe that the future is in the young talents, in the football academy! The essential idea is to make the red-and-black club a center, not just where big players come, but also the place where big football players grow up and develop, making us proud as a club and society.

 

At this point, as a newcomer in the club, I publicly announce the chief of the technical staff who has already started with his plans for managing the team of Shkendija, and this is Tetovo coach, Qatip Osmani.

I wish to see the red-and-blacks bring us the victories and successes we all want and we wait together, both myself, the fans and lovers of FC Shkëndija. “