Ekipi vazhdon punën pa reprezentuesit

No image

Pas dy ditëve të lira skuadra kuqezi u është kthyer seancave stërvitore. Pas ndryshimeve në stafin teknik sot për herë të parë ekipi punoi nën urdhërat e ushtruesit të detyrës së trajnerit, Erhan Selimi dhe ndihmësit të tij Kushtrim Voka.

Stërvitja u zhvillua me mungesa, pasi 5 lojtarë kuqezi janë grumbulluar me ekipet përfaqësuese për ndeshjet që pasojnë në pauzën e parë ndërkombëtare në sezonin e ri. Bejtullai dhe Radeski janë grumbulluar nga Maqedonia A, Zejnullai me Imerin nga Shqipëria U21, ndërsa shpresat e Kosovës (U21) kanë ftuar Leard Sadriun.
Ekipi do të vazhdojë punën e sistematizuar për të shfrytëzuar pauzën për rikuperim dhe përgatitje sa më të mirë për vazhdimin e kampionatit.