Ekipi riaktivizohet me kontrolluese me Shkupin

No image

Skuadra të enjten në orën 15:00 rrikthehet në terren pas pauzës disa ditore dhe stafi teknik për lojtarët me minutazhë më të vogël dhe të rrinjtë ka caktuar trajning ndeshje me FC Shkupin.

“Kuqezinjtë” janë gati për të vazhduar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit dhe pauza dy javore në shkaku i eliminatoreve për botërorin “Rusi 2018” do të kompensohet me ndeshje testuese. Stafi teknik ka vendosur që të enjten në terrenin në fshatin Reçicë futbollistët që në ndeshjet paraprake nuk gjetën hapsira të mjaftueshme për të luajtur të zhvillojnë ndeshje stërvirore me FC Shkupin. Mes tjerash kjo përballje do të jetë mundësi për të testuar edhe lojtarët më të rrinjë që janë pjesë e ekipit të parë, por edhe disa tjerë nga shkolla e futbollit që janë grumbulluar nga trajneri Osmani për këtë seancë testuese. Ekipi këto ditë do të punojë pa Ferhan Hasanin dhe Marjan Radeskin që kanë angazhime me përfaqësuesen e Maqedonisë për ndeshjet eliminatore me Italinë dhe Lihtenshtajnin, si dhe Ennur Totren që është grumbulluar nga shpresat e vendit për eliminatoret për Euro 2019.