Ekipi merr krahë, ‘Buba’ rikthehet të vrapojë

No image

Kapiteni Ferhan Hasani ka nisur të vrapojë tre muaj pasi këputi ligamentet e kryqëzuara të këmbës së djathtë në ndeshjen Maqedoni-Ukrainë. Pas operacionit ‘Buba’ ka ndjekur terapitë e nevojshme për rehabilitim, ndërsa më në fund ka nisur me vrapime të lehta. Atmosfera në ekip e shkëlqyeshme, pasi skuadra ndjen fuqinë e pranisë së kapitenit.

24

Shkëndija dhe ‘Buba’ Hasani frymojnë pozitivisht, duke u koncentruar që gjërat negative mos ndikojnë për të ardhmen. Nata e 9 tetorit të vitit 2015 kur Ferhan Hasani këputi ligamentet e kryqëzuara në takimin kualifikues për ‘Euro 2016′ ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës (0:2) shihet si një e kaluar e largët, pasi kapiteni i Shkëndijës po vazhdon rekuperimin e suksesshëm. ‘Buba’ gjithë kohën ka ndjekur rekomandimet e ekipit mjekësor për terapi të ndryshme, ndërsa tani më shijon edhe terenin duke mundur të kryejë vrapime të lehta.

63

Rikthimi pas tre muajve i kapitenit Hasani është lajmi më i mirë që mund të merte ekipi në këto ditë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë dhe ky fakt i jep një shtytje pozitive punës së skuadrës. Vetë Hasani flet me entuziazëm për ecurinë e mirë të fazës së rikuperimit, duke kërkuar që t’ia lë së kaluarës lëndimin e rëndë.

34

Po t’ju them të drejtën pas asaj që ndodhi me reprezentacionin kanë kaluar gati tre muaj e gjysmë. Për mua ishte një lëndim shumë, shumë i keq i cili më ndodhi për herë të parë në karrierën time. Por ne jemi profesionistë dhe duhet të mësohemi të ballafaqohemi me lëndime të tilla. Tash ajo çka kaluar ka kaluar, unë shikoj vetëm përpara. Jam shumë i kënaqur që tani kam filluar me vrapime më të lehta dhe shpresoj se për një kohë të shkurtë do të bashkohem të stërvitem edhe me ekipin
, është shprehur në fillim Hasani, duke paralajmëruar se mezi pret të rikthehet të punojë me grupin.

53

74

“Normal se më kanë munguar ndeshjet dhe stërvitjet me ekipin, sidomos në ndeshjet e fundit kur ne kishim vështirësi. Por ajo është e kaluar, unë shikoj vetëm përpara dhe me padurim pres që të kthehem të stërvitem me ekipin dhe të filloj të luaj ndeshje”,
,  thotë Hasani.

Kapiteni si kapiten është më kompetent se çdo kush tjetër për të vlerësuar kushtet me të cilat punon ekipi dhe ai me bindje pohon se Shkëndija ka atë që kërkon çdo ekip profesional.

Kushtet janë ato të cilat i nevojiten një ekipi për tu stërvitur në mënyrë profesionale dhe ne ato të gjitha i kemi këtu. Shpresoj që me këto përgatitje dy javore këtu të na ndihmojnë shumë për kampionatin që vjen“,
  vijon Hasani, duke potencuar se edhe për vetë fazën e rekuperimit të tij është pozitiv fakti që terenet në Antalia janë të cilësisë shumë të mirë.

141

Normal se për mua kur i ke kushtet sa më të mira. Tani si mund ta krahasojmë Antalian me Tetovën, kur të gjithë e dijmë se si janë kushtet këtu dhe si janë në Tetovë!? Mirëpo ne i kemi këtu kushte dhe sipas meje ne duhet të punojmë sipas planprogramit të stafit teknik. Normal se më me rëndësi janë fushat sepse këtu ka fusha shumë të mira dhe në Tetovë është pak më ndryshme. Për lëndimin tim kjo është gjëja më kryesore, pasi ka të bëjë me levizjet individuale dhe ajo është pak problem. Gjithsesi unë jam i kënaqur që këtu kemi një fushë të mirë dhe që prej këtu kam filluar me vrapime. Mendoj se në të ardhmen do të jetë edhe më mirë“,
, përfundoi Hasani, i cili tani më do të vazhdojë rregullisht me vrapime më të lehta, gjithmonë duke rritur intensitetin sipas rekomandimeve të stafit teknik dhe ekipit mjekësor.

94

113151

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.