Dueli Shkëndija-Mlladost C.D. shtyhet për të hënën

No image
Komisioni për Gara pranë FFM-së ka shtyrë për 24 orë takimin Shkëndija-Mlladost C.D., për shkak të paralajmërimeve për protesta në Shkup. Ndeshja luhet të hënën në Çair, me fillim në orën 14:00.

Me rekomandim të Ministrisë për Punë të Brendshme, Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka shtyrë takimin e xhiros së 21 ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladost Carev Dvorit. Ndeshja ishte caktuar të luhet të dielën në Çair, mirëpo situata momentale dhe paralajmërimet për protesta në Shkup kanë bërë që të kërkohet ndeshja mos luhet në terminin e paraparë. Komisioni për gara pranë FFM-së, ka pranuar rekomandimet e MPB-së dhe ka vendosur që ta shtyjë takimin për 24 orë. Kështu, ndeshja Shkëndija-Mlladosti, e vlefshme për xhiron e 21 të LPFM-së, do të luhet të hënën në stadiumin në Çair, me fillim në orën 14:00.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.