Domzhale test për nivelin momental

No image
‘Kuqezinjtë’ vazhdojnë përgatitjet në Slloveni, ndërsa të mërkurën në orën 18:00 do të zhvillojnë testin e parë përballë Domzhales.
15
Shkëndija tani më gjashtë ditë qëndron në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve verore. Ekipi ka lënë pas javë intenzive në të cilën futbollistët më shumë kanë patur ngarkesa për akumulim të forcës fizike dhe kondicionale, ndërsa tani më ngadalë punohet edhe në komponimin e skuadrës dhe ndërtimit të lojës. Testi i parë për nivelin e skuadrës në këto 10-të ditë përgatitje do të jetë të mërkurën, kur Shkëndija luan ndeshjen e parë kontrolluese përballë Domzhales së Sllovenisë. Bëhet fjalë për skuadër që sezonin e fundit kapi pozitën e tretë dhe  njëjtë si Shkëndija, do të luajë në eliminatoret për Liga Evropa. Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Domzhale luhet të mërkurën me fillim në orën 18:00.

10

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.