Ditë intenzive para testit të fundit në Antalia

Shkëndija zhvillon fazën e fundit të përgatitjeve në Antalia. Sot u zhvilluan dy seanca stërvitore, ndërsa të hënën në orën 17:00 luajmë me ekipin boshnjak, Zeljeznicar.

Skuadra kuqezi sot ka zhvilluar dy seanca stërvitore me një intensitet të lartë dy ditë para mbylljes së fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Planprogrami i hartuar për këtë periudhë është duke u përmbushur në tërësi dhe mbeten vetëm obligimet e ditës së hënë para kthimit në Tetovë më 5 shkurt. Gëzon fakti që futbollistët pa kurfarë problemi kanë zbatuar detyrat e tyre dhe gjatë një periudhe të ngarkuar asnjë lojtar nuk është ankuar në lëndim. Përjashtim është vetëm Egzon Bejtullai që shkaku i një dëmtimi të natyrës jo aq serioze humbi dy testet paraprake, ndërsa prej sot është kthyer të punojë me vrapime më të lehta.

➡📷 FOTOGALERIA

Të hënën para dite ekipi në plan ka seancë të rregullt stërvitore, ndërsa në orën 17:00 sipas kohës tonë lokale në program është ndeshja e fundit kontrolluese në Antalia, përballë Zeljeznicarit nga Bosnja e Hercegovina.

Share Now

Related Post