Daçia e Moldavisë kundërshtar i Shkëndijës në Liga Evropa

No image
Shkëndija do të përballet me Daçian nga Moldavia në xhiron e parë të eliminatoreve të Liga Evropës. Ndeshja e parë luhet më 29 qershor në Moldavi, ndërsa takimi i kthimit në Strumicë, më 6 korrik. Shkëndija si vendase do të luajë në Strumicë.
Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Liga Evropës. Shorti ka vënduar Shkëndijën përballë skuadrës Daçia nga Moldavia. Ndeshja e parë është paraparë të luhet më 29 qershor në teren të Daçias në Kishinjev, ndërsa pas një jave në program do të jetë takimi i kthimit në Strumicë. Kjo do të jetë hera e dytë që Shkëndija do të përballet me skuadër nga Moldavia, pasi që në vitin 2014 kundërshtar i “kuqezinjëve” ishte Zimbru nga Kishinjevi.
Ndryshe skuadra “kuqezi” që qëndron në fazën përgatitore në Slloveni në mënyrë të organizuar ka ndjekur direkt hedhjen e shortit.