Cuculi nis me vrapime të lehta

No image

Pas 10-të ditëve punë në palestër si pasojë e lëndimit, Ardian Cuculi rikthehet në terren fillimisht me vrapime të lehta jashta grupit. Ai do të vazhdojë punën nën mikqyrjen e ekipit mjekësor, ndërsa varshmërisht me përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe fizike gradualisht pritet të rikthehet të punojë me grupin. Cuculi u  tregua i pafat në përgatitjet në Antalia, pasi që pësoi lëndim të kyçit të këmbës pas vetëm dy minutave lojë në miqësoren e parë përballë Zyrich-ut më 22 janar. Gjithsesi duke parë avansimin që ka shënuar këtë periudhë, së shpejti pritet Cuculi të vihet në shërbim të stafit teknik.

Ndërkohë pas të mërkurës së lirë, të enjten skuadra vazhdoi me nga dy seanca stërvitore, duke nisur etapën e fundit të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Shihni fotogalerinë e plotë